Shkarkohen drejtuesit e shkollës profesionale Karl Gega.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ndërsa inspektoi procesin e regjistrimeve në shkollën profesionale në Kamzë iu përgjigj pyetjes së gazetarëve duke thënë se ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesve të shkollës “Karl Gega” dhe ndjekje penale për mësuesin që merrte ryshfet dhe regjistronte pa kritere.



