Alarmi i ngritur nga psikiatrët në Itali për pandeminë e radhës!

Alarmi i ngritur nga psikiatrët në Itali për pandeminë e radhës!

Është Covid. Por është edhe ankthi, frika, rëndësia e shëndetit mendor. Një shqetësim që është ngritur prej kohës në Shqipëri bashkë me pandeminë, ndërsa 5 raste janë njoftuar si vetëvrasje nga spitalet Covid. Pas tyre nuk ka asnjë qëndrim të mbajtur.

Por në një vend fqinj, në Itali, psikiatërit ngrenë alarmin, ndërsa Fondi i Rimëkëmbjes kërkon 3 miliardë euro më shumë për t'u marrë me 4.5 milionë italianë të padeklaruar që nuk kanë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor mendor. Çështja është ngritur nga departamentet italiane të shëndetit mendor. Sipas rrjetit të specialistëve:

Urgjenca e rëndë psikiatrike dhe psikologjike, më shumë se një vit pas pandemisë, duhet të adresohet dhe nuk mund të shtyhet më

Nëse 1.5% e italianëve përdorin shërbime të shëndetit mendor (rreth 900 mijë), ka edhe 5% të tjerë (gati 4.5 milionë), të cilët vlerësohet se kanë nevojë për të, por nuk mund të marrin shërbimin. Fondet e reja, të shpjeguara nga Koordinimi, mund të çojnë në realizimin e një "Projekti Objektiv" të ri, siç është ai i përfunduar midis 1998 dhe 2000, por që tani mund të zgjasë për 9 vjet, nga 2021-shi deri në 2030-n.

Dy presidentë të Shoqatës Italiane të Psikiatrisë (Sip), Massimo di Giannantonio dhe Enrico Zanalda, shprehen:

Italia është gozhduar në një buxhet për mbi 20 vjet, 3.6% të Fondit Rajonal të Shëndetësisë, një total prej pak më shumë se 4 miliardë euro. Shpenzimet duhet të rriten në 6% dhe të financohen me një rritje prej 3 miliardë me Fondin e Rimëkëmbjes, për të rinisur me shërbimin e psikiatrisë dhe për t'u marrë me një 4.5 milionë italianë të padeklaruar, me çrregullime që ende nuk kanë marrë shërbim nga sistemi dhe të parandalohet përkeqësimi i situatës së tyre.

Burimi: Il Messaggero

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy