Në prag të 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, Departamenti i Gjuhës Greke në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi një konferencë me synimin për të nxitur një dialog për rolin të drejtat dhe sfidat e grave në shoqëri.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe zëvendës ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Athanasios Astrakas i cili theksoi se duhet luftuar diskriminimi gjinor.



