Protesta të dhunshme në rrugë në SHBA, një person vritet në Portland

Protesta të dhunshme në rrugë në SHBA, një person vritet në Portland

Një person është qëlluar për vdekje gjatë një proteste kundër racizmit në Portland.

CNN, shkruan se oficerët e policisë ndërhynë pasi dëgjuan krisma armësh rreth orës 20:46.

Mësohet se protestues të lëvizjes Black Lives Matter dhe disa mbështetës të Donald Trump u përplasen në qytetin e Oregonit.

Personi që humbi jetën është një burrë i bardhë që mbante në kokë një kapele me logon e Patriot Prayer, simbol i një grupi të ekstremit të djathtë që shpesh është përplasur në të shkuarën me protestuesit kundër racizmit në qytetin e Oregonit.

Një fotograf i Associated Press dëgjoi tre të shtëna me armë dhe më pas pa mjekët e policisë duke u përpjekur për të shpëtuar viktimën.

Policia kishte raportuar më parë në Twitter “disa episode të tjera dhune”. Mesazhi i policisë tregonte se policia kishte arrestuar disa persona dhe u kishte kërkuar qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person që bie në tokë krejt papritmas dhe ndërsa shumë të tjerë veprojnë drejt tij për ta ndihmuar.

Veçanërisht pas vrasjes së George Floyd, për muaj me radhë, Portlandi është shndërruar në një arenë protestash nga të gjithë ata qytetarë që kërkojnë drejtësi dhe të drejta të barabarta për afro-amerikanët.

Protestat e dhunshme rifilluan me forcë pas plagosjes së Jacob Blake, afro-amerikanit që u qëllua pas shpine me shtatë plumba nga një oficer në Kenosha, Wisconsin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy