Dita Botërore e Osteoporozës është organizuar për herë të parë në 20 tetor të vitit 1996 nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Komisionit Evropian.
Prej vitit 1997, Dita Botërore e Osteoporozës organizohet çdo vit në 20 tetor, dhe udhëhiqet nga Federata Ndërkombëtare e Osteoporozës. Dita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarëbotërore, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës.
Që nga fillimi i saj, Dita Botërore e Osteoporozës ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike për shëndetin e kockave, për parandalimin e osteoporozës dhe thyerjeve të kovkave prej saj.
Fushatat vjetore kanë qenë gjithashtu të suksesshme në rritjen e ndërgjegjësimit publik edhe për çështje të tjera specifike si: osteoporoza te meshkujt, osteoporoza mbas menopauzës, ushqimi për kocka të shëndetshme, ndikimi i frakturave në cilësinë e jetës, roli i aktivitetit fizik në shëndetin e kockave, thyerjet vertebrore, faktorët e rrezikut, parandalimi i thyerjeve sekondare etj.
Vitamina D është gjithashtu esenciale për përthithjen e kalciumit.
Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, i krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçia, drithërat, etj.



