Reshjet e fundit përveç përmbytjeve kanë sjellë edhe probleme të tjera për komunitetin vlonjat. Si pasojë e shirave dhe rrëshqitjes së dherave në lagjen “Kuzum Baba” në Vlorë, është hapur një gropë e madhe që rrezikon edhe banesat.
Gropa ka bllokuar edhe rrugën që përdorej nga banorët për të shkuar në teqenë e zonës, e cila është e pakalueshme dhe përbën rrezik për shembje të mëtejshme, duke rrezikuar kalimtarët. Të frikësuar për shtëpitë e tyre janë edhe banorët në zonë ku është krijuar kjo gropë.
Bashkia e Vlorës ka hasur vështirësi për mbushjen e gropës me inerte, pasi mungojnë rrugët automobilistike për dërgimin e kamionëve me materiale.
Sipas banorëve, toka është çarë mbi tunelet nëntokësore, të cilat janë hapur para viteve ‘90 në këtë zonë.



