Koha me diell i ka nxitur qytetarët të vërshërojnë në rrugë këtë të diel.
Pas dy muaj izolimi, rrugët dhe parqet e kryeqytetit janë populluar më shumë se çdo fundjavë tjetër.
Distancimi social dhe përdorimi i maskave mbrojtëse nuk janë respektuar sa duhet, ndërsa të moshuarit kanë vijuar me shëtitjet edhe pas orës 10.



