Temperaturat shkojnë 30 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Temperaturat shkojnë 30 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Për javën që nisim vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera-herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e enjte pritet që vendet e ulëta të arrijëe deri në 30 gradë celcius.

Era parashikohet  të jetë me drejtim juglindje- verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte  fiton shpejetësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy