Conte: Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet deri në 31 dhjetor

Conte: Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet deri në 31 dhjetor

 Italia po përgatitet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor. Asgjë nuk është konfirmuar ende, megjithatë ka qenë vetë kryeministri Conte që ka përhapur lajmin.

Situata e deritanishme flet për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo do të shërbejë për mbajtjen nën kontroll të virusit. Asgjë nuk është vendosur ende, por logjika po na çon në atë drejtim’’, u shpreh Conte.

Puna nga shtëpia do të vazhdojë, si për sektorin publik dhe atë privat. Ndërkohë pritet që gjithsesi shkollat në vjeshtë të hapen sërish.

Ky vendim bazohet nga parashikimet e Komitetit Shkencor Teknik. Ekziston një mundësi e madhe që në vjeshtë të përjetojmë një shpërthim të dytë dhe më të përhapur të pandemisë.

Ndërkohë Salvini i LEGA-s, shprehet i indinjuar se nuk mund të ketë më një izolim të dytë.

’Italianët kanë treguar bashkëpunim dhe tani ata duan të jetojnë e të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy