Qyteti i Vlorës ka mbetur pa ujë të pijshëm që nga mesnata, për shkak të një defekti të rëndë në linjën kryesore të ujësjellësit. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se defekti ka ndodhur për shkak të një anomalie, pa dhënë një afat për rikthimin e furnizimit.



