Dy gjyshër rrisin mbesat e braktisura nga prindërit/ Familja në varfëri, bashkia e Dimalit pa reagim (VIDEO)

Dy gjyshër rrisin mbesat e braktisura nga prindërit/ Familja në varfëri, bashkia e Dimalit pa reagim (VIDEO)

Në emisionin “Xhadat” në MCN TV, Bashkim Metollari, një qytetar nga fshati Pashalli i Dimalit, denoncoi se jetonte në kushte të vështira. Ai tha se bashkia e Dimalit i kishte hequr prej disa muajsh një ndihmë sociale prej 50 mijë lekësh të vjetra, që ishte e nevojshme për dy mbesat e tij. Sipas tij, ndihma u ndërpre sepse nuk kishte paguar disa taksa.

 

Bashkimi rrëfeu se dy vajzat i kishte rritur vetë, pasi nëna e tyre i kishte braktisur tre vite më parë, dhe ai jetonte me një pension shumë të ulët, që nuk mjaftonte as për ilaçe.

 

Ai tregoi gjithashtu se djali i tij ndodhej në burg për shkak të një aksidenti që kishte shkaktuar.

 

Gjyshja e fëmijëve tha se për t’i kujdesur, shpesh e ndihmojnë vajza dhe mbesa e saj, ndonjëherë edhe të tjerë me ushqime. Ajo shtoi se edhe pse është e sëmurë, nuk i lë mbesat.

 

Pas denoncimit, emisioni iu drejtua bashkisë së Dimalit për shpjegime. Koordinatorja Rabushe Hoxha tha se duhet bërë kërkesë për të verifikuar rastin. Megjithatë, pas insistimit të emisionit, ajo premtoi të shkonte vetë për të parë kushtet e jetesës. 

 

Pak ditë më vonë, bashkia dërgoi përgjigje në email, duke thënë se ndihma prej 50 mijë lekësh nuk ishte ndërprerë dhe se për strehim mund të aplikohej në planet sociale kur hapeshin thirrjet. Bashkia gjithashtu tha se mbesat nuk ishin pjesë e familjes ligjore të Metollarit dhe se djali i tij ishte jashtë shtetit, gjë që pengonte ndihmën sociale sipas ligjit.

 

Kur “Xhadat” u kthyen te Metollari, ai tregoi se ndihma sociale tani po merrej rregullisht, por nuk kishte kujdes ligjor për dy mbesat. 

 

Bashkia tha se kjo mund të bëhej vetëm përmes gjykatës. Së bashku me emisionin, Bashkimi plotësoi kërkesën për kujdestari ligjore, dhe koordinatorja premtoi se pas vendimit të gjykatës, familjes do t’i ofroheshin të gjitha shërbimet dhe ndihmat.

 

Pas disa muajsh, kur “Xhadat” vizituan sërish Pashallin, gjendja e familjes nuk kishte ndryshuar. Bashkimi tha se bashkia nuk kishte treguar interes dhe se ndihma e vetme ishte 50 mijë lekë. 

 

Ai shpjegoi se gjykata nuk mund t’u jepte kujdestarinë pa marrëveshjen e djalit të tij me bashkëshorten.

 

Pas 8 muajsh, gjyshërit treguan se ende kujdesen për dy mbesat e mitura, pasi prindërit i kanë braktisur. Djali nuk ka kontaktuar më dhe as nuk i ndihmon, ndërsa nëna ka krijuar familje tjetër dhe nuk kujdeset për vajzat.

 

Bashkia premtoi vetëm riparimin e çatisë së shtëpisë, por gjendja e saj është shumë e keqe dhe nevojitet strehim i ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy