
Qeveria ka miratuar një fond prej 6 milion dollarësh për përballimin e nevojave të familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet që pasuan 21 Shtatorin. Gjatë një konference për media, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo shifër marrë nga fondi rezervë i emergjencave në buxhet do të plotësohet nëse bilanci i dëmeve rritet.
“Kemi vendosur pjesën e fondit rezervë në aktin normativ dhe janë rreth 6 milion dollarë në dispozicion sot, por është një shifër bazë, sepse kostot janë më të larta dhe do duhet të plotësohen edhe me elementë të tjerë,” u shpreh Kryeministri.
Rama, shprehu besimin se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të rindërtohen.



