
Pas tre muajve nga protesta e madhe, studentët kanë lajmëruar se do të rikthehen sërish nesër para Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se tëtë kërkesat e paraqitura prej tyre ende nuk janë plotësuar. Por pas mbledhjes se këshillave studentore te rinjtë kane vendosur te shtojnë edhe pika të tjera.
Nga Ministria e Arsimit, kanë thënë se qeveria është duke i plotësuar te gjithë kërkesat e studenteve ndaj edhe paralajmërimi i tyre për protesta është i pakuptimtë.
Megjithatë, anëtarët e Këshillit Studentor në çdo Universitet kanë hartuar pika të ndryshme të cilat do t’ia paraqesin qeverisë në protestën e së nesërmes.



