Përfundon pa marrëveshje takimi me Kushin, pedagogët: Vijojmë me protestat

Përfundon pa marrëveshje takimi me Kushin, pedagogët: Vijojmë me protestat

Është mbyllur pa rezultat takimi mes ministres së Arsimit dhe një përfaqësie të pedagogëve, të cilët kanë kërkuar rritje pagash. Në përfundim të takimit, pedagogët e UT deklaruan se protesta e datës 5 tetor e paralajmëruar prej tyre më parë, do të mbahet.

“Trajtimi financiar i profesioriatit nuk është çështje vetëm e rrogave. Por si të vendosim prioritet zhvillimin e arsimit të lartë cilësor në Shqipëri. Që studentët shqiptarë të qëndrojnë këtu dhe jo të shkojnë nëpër botë.

Ne në kërkesat tona kemi qenë miminalistë, ndërsa ministria thotë që janë të ekzagjeruara. Jemi në pritje të një reagimi për këto kërkesa që ramë dakord me ministrinë. Në këtë prizëm nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdojmë protesta. Protesta e 5 tetorit nuk anulohet, ajo do vazhdojë.

Për rritjen e pagave nuk është arritur dakordësi. Ministria thotë që 180 euro është rritje e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që 200 euro është tallje. Ne mendojmë që jemi në kushtet e një inflacioni shumë të lartë. Nuk bëjmë fjalë për një analizë krahasuese por për pozicionin e pedagogut dhe profesoratit”, deklaroi një nga pedagogët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy