Dita Botërore e Sindromës Down/ Avokati i Popullit: Thirrje për përfshirje e pranim

Dita Botërore e Sindromës Down/ Avokati i Popullit: Thirrje për përfshirje e pranim

Prej dhjetorit të vitit 2011, 21 Marsi njihet edhe si Dita Botërore e Sindromës Down.

Në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, institucioni i Avokatit të Popullit përmes një mesazhi vuri theksin tek përfshirja dhe pranimi.

Shumë data festohen, shumë kauza kujtohen, por sa ka ndryshuar realiteti për ata që i prekin këto çështje?

Sot, në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, nuk mjafton vetëm të flasim për përfshirjen dhe pranimin. Duhet të pyesim veten: A kemi krijuar një shoqëri ku ata dhe familjet e tyre të mos ndihen të përjashtuar? A kanë ata mundësitë, mbështetjen dhe hapësirën që u takon?

Institucioni i Avokatit të Popullit vijon të mbrojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar zbatimin e plotë të parimeve të barazisë dhe përfshirjes. Respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të tyre nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një tregues i vërtetë i përparimit tonë si shoqëri.

Le të mos mbetemi vetëm tek simbolika e një dite. Përfshirja nuk është vetëm një mesazh, por një angazhim i përditshëm!

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme (ose të plotë) të kromozomit 21. Nuk dihet ende pse ndodh kjo sindromë, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore.

Ekziston në të gjitha rajonet anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në karakteristikat fizike, shëndetin apo stilin e të mësuarit.

Çdo vit, rreth 3000 deri në 5000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy