Ambasada Amerikane: Ndërgjegjësim për të drejtat e komunitetit LGBT 

Ambasada Amerikane: Ndërgjegjësim për të drejtat e komunitetit LGBT 

Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë e cila nderohet çdo vit në 17 maj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë theksoi sot se kjo është një ditë që synon të koordinojë aktivitete ndërkombëtare të cilat rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBT dhe nxisin interes mbi punën që bëhet në mbarë botën.

Ambasada e SHBA nënvizon se, këtë vit, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare në Shqipëri do e nderojnë këtë ditë nëpërmjet një sërë aktivitetesh publike që do të mbahen nga 12 deri në 31 maj 2021.

“Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, një ditë që synon të koordinojë aktivitete ndërkombëtare të cilat rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBT dhe nxisin interes mbi punën që bëhet në mbarë botën. Këtë vit, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare në Shqipëri do e nderojnë këtë ditë nëpërmjet një sërë aktivitetesh publike që do të mbahen nga 12 deri në 31 maj 2021”, thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe kalendari i aktiviteteve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy