Taulant Balla në Librazhd, inaguron shkollën 9-vjeçare u financua nga shoqata ‘Rahma Merci”
Nxënësit e fshatit Spatharë në Librazhd tashmë do të kenë mundësi që të vijojnë arsimin 9-vjeçar në një shkollë të kushteve bashkëkohore. Deputeti Taulant Balla theksoi se pas kësaj shkolle të re, do të bëhen përpjekje maksimale për ndërtimin e urës që lidh këtë lagje me rrugën nacionale.



