Manastirliu në Londër: Mbështetje me libra falas, trajnime për mësuesit e gjuhës shqipe

Manastirliu në Londër: Mbështetje me libra falas, trajnime për mësuesit e gjuhës shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit e gjuhës shqipe të mbledhur në Londër, për të kurorëzuar bashkimin e tyre  në Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë vizitës së saj të fundit në Britani.

Është arritje e rëndësishme për të ardhmen e shkollave shqipe në Britaninë e Madhe bashkimi juaj në Lidhjen e Mësuesve në mërgatë.

Jemi të angazhuar për t’iu mbështetur, jo vetëm me tekstet falas të gjuhës dhe kulturës shqiptare por edhe me trajnimet për mësuesit dhe certifikimin e këtyre trajnimeve.

Duke folur për bashkëpunimin me mësuesit në mërgatë, ministrja u shpreh se po punohet për plotësimin e regjistrit të mësuesve të diasporës për një bazë të plotë të dhënash, që do të lidhet më pas edhe me trajnimin e tyre të vazhdueshëm.

Mësuesit e gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar kërkuan shkëmbim më të ngushtë me vendin amë, për të kontribuar në mënyre të ndërsjellë jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe në diaspore por edhe për të kontribuar në Shqipëri duke sjelle përvojat më të mira akademike që ata kanë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria shqiptare financon rreth 5 mijë libra të “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” çdo vit për shkollat shqipe në diasporë. Përpos Niveli I të tekstit të unifikuar “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” që tashmë është në duart e fëmijëve të diasporës së shpejti nis dhe shpërndarja e Niveli II dhe është hapur thirrja për tekstin e Nivelit III.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy