Pako të stërmëdha dhuratash janë vendosur nga Bashkia e Tiranës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet duke bllokuar trotuarin dhe rrugën dhe duke krijuar edhe probleme me trafikun.
Por mesa duket, ka qenë kjo zgjedhja e Bashkisë për të sjellë festën në këtë pjesë të kryeqytetit.



