Pandemia largoi bashkitë nga qytetarët

Pandemia largoi bashkitë nga qytetarët

Organizata lokale të shoqërisë civile ngrenë shqetësimin se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimi i lëvizjeve për qytetarët ka shtuar edhe më tej hendekun e komunikimit mes bashkive dhe institucioneve të tyre me banorët.

"Pavarësisht krizës, drejtuesit e institucioneve të qeverisjes vendore, në përmbushje të kompetencave të tyre, duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për të funksionuar me transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, edhe si domosdoshmëri e respektimit të kuadrit ligjor në fuqi që garanton pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore”, thuhet në deklaratë.

Në këtë komunikim, të firmosur nga më shumë se 20 shoqata e organizatave vendore e kombëtare i lihen pesë porosi bashkive të vendit.

"Të garantojnë procese transparente vendimmarrëse, të garantojnë përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse, të garantojnë transparencë në procesin e menaxhimit të krizës Covid-19 në nivel vendor, të garantojnë aksesin dhe përfshirjen e qytetarëve në diskutimet mbi buxhetet vendore, të ndjekin me përparësi ligjin për të drejtën e informimit dhe të garantojnë aksesin efektiv të qytetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile në proceset e debatimit të çështjeve dhe marrjes së vendimeve nga Këshillat Bashkiakë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shoqëria civile shpreh gatishmërinë që të ndihmojë përmes përvojës dhe burimeve të veta materiale e njerëzore në lehtësimin e krizës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy