Vazhdon vala e arrestimeve të gazetarëve në Turqi!

Vazhdon vala e arrestimeve të gazetarëve në Turqi!

Turqia ka arrestuar dy gazetarë të tjerë turq, të cilët nuk akuzohen për “lidhje me terrorizmin”, por me spiunazhin.

Këto arrestime e çuan në 12 numrin e gazetarëve të arrestuar në Turqi në më pak se një muaj.

Mirëpo, me arrestimin e gazetarëve, në pranga janë vënë edhe personat që u kanë dhënë informacion atyre, siç ndodhi me arrestimin e fundit, atë të një eksperti për çështjet ushtarake.

Kujtojmë se Muyesser Yildiz është një gazetar i njohur në Turqi dhe i specializuar për raportimin e forcave të armatosura, një temë kjo që gjithmonë ka qenë me interes të madh për opinionin publik, duke pasur parasysh rëndësinë që ushtria ka në Republikën e Turqisë.

Departamenti i Antiterrorizmit në Ankara arrestoi gazetarin për zbulimin e “sekreteve shtetërore dhe ushtarake” në lidhje me ndërhyrjen e ushtrisë në Libi, në mbështetje të qeverisë së kryeministrit, Fayez al Serraj.

Yildiz akuzohet se ka folur në telefon me një anëtar të forcave të armatosura turke, i cili gjithashtu është arrestuar për planet ushtarake në lidhje me Tripolin.

Nga muaji Mars, dy reporterë të OdaTV janë arrestuar dhe rrezikojnë nëntë vjet burg, pasi kishin shkruar një artikull në lidhje me funeralin e një agjenti të dyshuar të shërbimit secret të vrarë në Libi.

Në vitin 2011, Muyesser Yildiz kishte qenë në burg për më shumë se një vit, me akuzën e “terrorizmit dhe zbulimit të dokumenteve sekrete” të planit të atëhershëm ushtarak të quajtur “Ergenekon” që synonte të provokonte një grusht shteti.

Në kryeqytetin turk, prangat iu vendosën dhe Ismail Dukel, korrespodent për TV Tele1. Akuzat kanë të bëjnë me përfshirjen ushtarake turke në Siri.

Të dy reporterët u morën në pyetje për disa orë nga agjentët e njësive kundër terrorizmit.

Në Turqi, klima për shtypin e pavarur është më e keqe se kurrë.

Arrestimet përgjatë javëve të fundit të disa gazetarëve, shumë prej të cilëve akuzohen për “spiunazh shtetëror dhe ushtarak”, rikthejnë vëmendjen edhe njëherë tek vendi me numrin më të madh të gazetarëve në burg.

Ajo çfarë është më e çuditshme në gjithë këtë histori, nuk është vetëm arrestimi i gazetarëve, por edhe burimet e tyre.

Kështu ndodhi me rastin e Muyesser Yildiz, ku ushtari me të cilin foli përfundoi në pranga.

Gjithashtu, përgjatë ditëve të fundit u arrestua përsëri, Enis Berberoglu, një ish-analist dhe nënkryetar i Partisë Republikane.

Berberoglu, kaloi një vit në qeli, para se të lirohej. Javën e kaluar ai u arrestua përsëri dhe u lirua për shkak të rregullave të reja të burgut për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, dy gazetarë të tjerë kurdë, të arrestuar në të njëjtën ditë janë ende te burgosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy