Qindra banorë në zonën e Zadrimës në Lezhë, janë prej 12 orësh pa energji elektrike.
Bëhet fjalë për banorë në Njësitë Administrative Kallmet e Blinisht.
Kjo situatë është e vazhdueshme për shkak të amortizimit të rrjetit në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Ndërkohë mungesa e energjisë po penalizon qindra familje si dhe shumë biznese të cilat ndodhen në këtë zonë, kryesisht në Fishtë i cili është edhe fshat turistik.



