Ndryshon sërish moti gjatë kësaj jave. Kjo fundjavë që lamë pas na shoqëroi me vranësira dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave ndërsa tani do tia lërë sërisht vendit motit të kthjellët me diell dhe me temperatura relativisht të larta.
Temperaturat gjatë kësaj jave do të rriten gradualisht me kalimin e ditëve duke bërë që deri në fundjavë temperaturat maksimale të arrijnë deri në 36 gradë celsius. Kjo javë do të jetë pa lagështi dhe me një rikthim të të nxehtit, gjithashtu për të gjithë ata që kanë në plan ta kalojnë këtë javë në breg të detit është zgjidhje fantastike. Pushime të mbara dhe shijojeni këtë verë në maksimum.



