Në urgjencën e QSUT nuk mund të bëhet vaksina e tetanozit. MCN kreu një vazhgim dhe mjekët na dërguan tek urgjenca e infektivit, ndërsa këta të fundit na përcollën duke thënë se prej më shumë se një muaji gjilpëra e tetanozit bëhej pranë qendrave shëndetësore. Pas tre orë sorollatje, në të gjitha institucionet shëndetësore, tetanozi ofrohej vetëm në urgjencën e Spitalit të Traumës.



