Pilku: Subvencionet në bujqësi, pa studiuar tregun. Mollët po bëhen uthull dhe po përdoren në blegtori

Pilku: Subvencionet në bujqësi, pa studiuar tregun. Mollët po bëhen uthull dhe po përdoren në blegtori

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ngre shqetësim se që në kohën e Partisë Demokratike dhënia e subvencioneve bëhej për arsye të ndikimit të politikës dhe vijon ende, duke subvencionuar mbjelljet e dru-frutorëve pas patur plan të studiuar të tregut.

Kemi 130 mijë ton mollë, nga të cilat 80 mijë kemi konsum kombëtar, fabrikat e lëngjeve të frutave po përdorim mollë për uthull dhe po përdoren për blegtori.

Duhet një zgjidhje për fermerët. E lidh me një shqetësim si kreditimi. Se remitancat janë paratë e tua.

Mund t’i humbësh, por lidhur me sistemin e financimit bankar të ekzekutohet kolaterali që ke vendosur në bankë, 90% e kredive janë mikrofinancë, 10% janë sistem bankar.

Ajo që shoh është se ka rritje të vonesave të shlyerjes së kredive.

Nga studio e MCN Live, ai tha se kur hartohet politika bujqësore Ministria e Bujqësisë duhet të vendosë mbështetjen e normës së interesit, për të gjitha kreditë e investuara në të gjitha aktivitetet bujqësore.

Ka sektorë si frutat dhe perimet që janë në një situatë jo të mirë jo vetëm me prodhimin, por dhe me standardet dhe tregun. Duhet ti mbështesësh me kredi.

Nuk duhet më shumë se 1.5 milionë euro të mbështesësh normat e interesit në sektorin bujqësor primar. Buxheti i shtetit për 1.5 milionë euro nuk e ka problem.

Se nuk flasim për principalin, por normën e interesit që t’i mund ta mbështesësh. Jo për gjithë sektorët, por për më delikatët. Mikrofinancat marrin vetë kredi të pasiguruara ndaj ka një normë të lartë interesi.

Çfarë i kushton buxhetit të suportoj me grant makineritë për mbledhjen e ullinjve, kur nuk ke fuqi punëtore. Janë makineri dore.

Dhe ne nuk jemi në bujqësinë super intensive, ne duam mjete të thjeshta që rrit produktivitetin për një zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy