
Presidenti Ilir Meta ka uruar gjithë besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjes.
Kreu i Shtetit, shprehet se në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Përmes një statusi në rrejtin social "Facebook", presidenti uron që kjo festë e bukur e Krishtërimit, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.
"Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.
Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!", shkruan presidenti Ilir Meta.



