Bashkia e Shkodrës ka shembur shtesat e lokalit të këshilltarit socialist, Mirsad Basha, por ky i fundit e ka konsideruar si një sulm të kryebashkiakut Benet Beci, pas përplasjeve që ka patur me të. Basha thotë se disponon dokumente të rregullta dhe paralajmëroi padi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës.



