Rusi/ “Kuzhinieri i Putinit”: Nëse Navalny shpëton nga helmimi, unë do ta shkatërroj atë

Rusi/ “Kuzhinieri i Putinit”: Nëse Navalny shpëton nga helmimi, unë do ta shkatërroj atë

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny teksa është shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Berlin, pasi dyshohet se u helmua gjatë një fluturimi Tomsk-Moskë, një kërcënim i ri ndaj tij ka ardhur nga Rusia, kësaj radhe nga ai që quhet “kuzhinieri i Putin”.

Emri i tij është Evgenij Prigozhin, 56-vjeç, ndërsa kompania e tij Konkord menaxhon shpërndarjen e ushqimit në Kremlin, por ai është i famshëm mbi të gjitha, pasi është kryetari i të ashtuquajturës “fabrika troll”, e cila shpërndan lajme të rreme në të gjithë botën.

Mirëpo, tani ai ka vënë nën shënjestër vetë Navalny, pasi ky i fundit u dënua të paguante 87.7 milionë rubla (rreth një milion euro) një kompanie për dëmtim imazhi, e quajtur “Moskovskij Shkolnik”, e cila furnizon pjesën më të madhe të mensave të shkollave publike në Moskë.

Por, çfarë e lidh Prigozhin me gjithë këtë histori?

Në muajt e fundit ai e ka marrë përsipër kompaninë në fjalë dhe për këtë arsye tani është një kreditor direkt i kundërshtarit të Putin. Navalny, tetorin e kaluar, u dënua nga një gjykatë ruse së bashku me avokatin e tij, Liubov Sobol dhe Fondacionin Kundër Korrupsionit (KBK).

Dënimi i tij erdhi për shkak të një video-hetimi që akuzonte kompaninë për monopolizim të tregut, sigurimin e ushqimit me vlera të dobëta dhe sëmundjen e fëmijëve. Navalny ishte përpjekur të shmangë dënimin, duke e mbyllur zyrtarisht fondacionin, por siç duket tani ai është në borxh me “kuzhinierin e Putin”.

Për këtë arsye, Prigozhin nuk e mendoi dy herë për të kërcënuar liderin opozitar edhe pse gjendet në gjendje kome.

Nëse shoku Navalny vdes, unë nuk kam ndërmend ta ndjekë atë në botën tjetër. Unë do ta shtyj për një periudhë të pacaktuar, por deri atëherë do ta dëmshpërblej veten si të dua. Nëse Navalny mbijeton, ai do të duhet të përgjigjet në përputhje me ligjin rus. Sa i përket Fondacionit Kundër Korrupsionit dhe avokatit të tij Liubov Sobol, avokatët e mij do të nisin punën për dëmshpërblimin sipas asaj që na thotë ligji rus. Shpresoj të kujtoni që sipas ndryshimeve të reja në Kushtetutë, e drejta ruse ka përparësi ndaj së drejtës ndërkombëtare. Unë dua ta demaskoj këtë grup njerëzisht të paskrupullt”, tha ai.  

Kush është Evgenij Prigozhin?

Evgenij Prigozhin, i njohur si "Kuzhinieri i Putinit" për përgatitjen e banketeve presidenciale dhe ndonjëherë personalisht në pritjen e mysafirëve të rëndësishëm, është akuzuar nga hetuesit amerikanë se është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Në shkrimin investigativ mbi Evgenij Prigozhin, titulluar "Kuzhinieri pëlqen atë me aromë", Valery Alemchenko, një ish-i dënuar, i cili ka punuar për zotin Prigozhin, jep hollësi rreth sulmeve fizike të Evgenij Prigozhinit ndaj kundërshtarëve, si dhe vrasjen e një blogeri opozitar në Rusinë veriperëndimore, të gjitha në urdhërin e “të madhit”.

Valeri Alemchenko gjithashtu tregon se disa punonjës të Evgenij Prigozhinit shkuan në Siri vitin e kaluar për të testuar një helm të panjohur mbi sirianët të cilët kishin refuzuar të luftonin për qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, një pohim që gazeta Novaya e ka konfirmuar nga dy burime të tjera.

Valeri Alemchenko u zhduk menjëherë pas këtij rrëfimi dhe tani është në listën e policisë ruse të personave të zhdukur.

Alexei Navalny është helmuar

Klinika gjermane ku ndodhet i shtruar prej të shtunës kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, doli me një deklaratë për mediat duke theksur se në trupin e tij, janë gjetur shenja helmi.

Gjetjet klinike flasin për helmim nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur ‘frenues të kolinesterazës”.

Ndërkohë, dhe zëdhënësi i Kancelares gjermane në një konferencë për shtyp nuk e mohoi një fakt të tillë, duke thënë se me shumë gjasa politikani i opozitës ruse është helmuar, dhe se “meqënëse ekziston një mundësi e caktuar e një sulmi me lëndë helmuese”, mbrojtja personale e Navalnyt është e nevojshme.

Reagime kanë ardhur dhe nga ambasada e SHBA në Moskë, që deklaron se nëse është i vërtetë helmimi i dyshuar i opozitarit rus, kjo do të përbënte një moment të rëndë për Rusinë, dhe populli rus meriton t’i shohë të gjithë ata që janë përfshirë të vihen para përgjegjësisë.

Navalny, kundërshtar i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur rëndë të enjten.

Ai ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia kur gjatë fluturimit ai u ndje keq dhe avioni bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë.

Ndihmësi i tij tha se Navalny kishte pirë çaj në një kafene të aeroportit.

Të shtunën ai u dërgua me urgjencë në Gjermani ku po trajtohet në një spital të Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy