Organizuan dasma, gjoba për 5 subjekte dhe pezullim dy prej tyre

Organizuan dasma, gjoba për 5 subjekte dhe pezullim dy prej tyre

Pesë subjekte në Durrës dhe Krujë janë ndëshkuar nga policia për mosrespektim të rregullave Covid.

Më konkretisht është fjala për masa administrative dhe pezullim aktiviteti në lokale dhe restorante që kanë organizuar ceremoni në kundërshim me Aktin Normativ.

“Ndëshkohen me 1.000.000 lekë gjobë, administatorë dhe pronarë të 5 subjekteve në Durrës dhe Krujë dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore dy prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.

Dy subjekte në Krujë janë gjobitur me 1.000.000 lekë secili dhe janë penalizuar me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, për shkak të organizimit të ceremonive martesore në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë janë vendosur gjoba prej 1.000.000 lekë për secilin për dy subjekte në Durrës dhe një tjetër në Thumanë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy