Njëmbëdhjetë shoqata mjedisore kanë nënshkruar një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrave që kanë vlerësuar projektin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve atje deri në publikimin e plotë të raporteve mjedisore që kanë autorizuar nisjen e punimeve.



