INSTAT nis fazën pilot për Censin e popullsisë dhe banesave

INSTAT nis fazën pilot për Censin e popullsisë dhe banesave

INSTAT do të nisë nga data 4 tetor, projektin pilot për Censin e popullsisë dhe banesave.

Drejtore e Përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli bëri të ditur sot se faza pilot e Censit kryhet në kuadër të përgatitjeve për numërimin e popullsisë rezidente dhe banesave, i cili do të kryhet në vitin 2022 dhe ka një afat kohor 10-vjeçar.

Puna në terren do të zgjasë deri në 15 nëntor dhe projekti do të zbatohet në nëntë bashki.

“Faza pilot do të zgjasë nga data 4 tetor deri më 15 nëntor dhe do të testojë përshtatshmërinë e të gjithë procedurave të Censit. Janë përzgjedhur 50 zona censi në 9 bashki të vendit, Fushë-Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull”, deklaroi Dhuli gjatë një konference për mediet.

Grupet e punës do të trokasin derë më derë për të pyetur qytetarët dhe plotësuar një formular në mënyrë elektronike, përmes tabletëve.

Për regjistrimin e banesave në formular do të ketë pyetje për llojin e banesës, sipërfaqen dhe pronësinë e saj, furnizimin me ujë apo llojin kryesor të energjisë për ngrohje.

Ndërsa për regjistrimin e popullsisë, qytetarët do të pyeten për të dhënat personale, nëse kanë ndryshuar vendbanim, nëse kanë udhëtuar apo jetuar ndonjëherë jashtë shtetit, statusin e punësimit, identitetin etnik apo edhe për aftësitë e kufizuara.

Procesi pilot i censusit të popullsisë dhe banesave ishte parashikuar të kryhej në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Pilotimi do të pasohet me regjistrimin e përgjithshëm në vitin 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy