Muzhaqi: Largimin e të rinjve do ta frenojmë me programet e vullnetarizmit

Muzhaqi: Largimin e të rinjve do ta frenojmë me programet e vullnetarizmit

Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” është një nga strategjitë me të cilat Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët synon të frenojë largimin e të rinjve jashtë vendit. E thirrur sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në një seancë dëgjimore, ministrja Bora Muzhaqi tha se ministria që drejton ka planifikuar një sërë masash.  

“Masat që kemi parashikuar fillojnë nga forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen dhe konsultimin e të rinjve dhe të rejave. Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” me qëllim fuqizimin e mundësive për vullnetarizmin e të rejave/rinjve. Fuqizimin e roleve zbatuese, koordinuese, monitoruese të AKR-së”, është shprehur ajo.

Muzhaqi tha më tej se janë 15 fushat në të cilat në buxhetin e vitit 2023 janë parashikuar në vlerë totale 52 miliard lekë.

Ndër masat që janë ndërmarrë në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 përfshihen: promovimi i përdorimit të sigurt të teknologjive të reja, mbështetja dhe zhvillimi i programeve të seksioneve sportive amatore, arteve, artizanatit dhe aktiviteteve të tjera jashtë-kurrikulare, nxitja e punëve të denja dhe të përshtatshme për të rejat dhe të rinjtë. Rishikimi i kurrikulave dhe programeve të orientimit, këshillimit për karrierë e punësimit, si dhe mbështetja, ndërtimi, riparimi dhe rinovimi i hapësirave publike të projektuara për të rinjtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy