Dita e dytë në Kinë pa asnjë rast të shënuar me Covid-19

Dita e dytë në Kinë pa asnjë rast të shënuar me Covid-19

Kina, për të dytën ditë, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.

Edhe pse janë deklaruar 39 raste të reja me Covid-19, autoritetet kineze thonë se janë raste të importuara nga jashtë vendit.

Gjithashtu, numri i vdekjeve në Kinë është ngadalësuar në mënyrë dramatike.

Kina, raportoi vetëm tre vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3 mijë e 248 viktima si pasojë e Covid-19.

Autoritetet kineze tashmë janë përqëndruar tek parandalimi i infeksionit që mund të transmetohet nga personat që vijnë nga jashtë Kinës.

Shumë studiues të huaj, por edhe autoritetet vendase mendojnë se parandalimi i përhapjes së virusit në Kinë, erdhi si rezultat i vendimit për të bllokuar dhe futur në karantinë qytete dhe shumë provinca.

Kujtojmë se lloji i koronavirusit të ri për herë të pare, u shfaq në qytetin kinez Uhan më 12 dhjetor 2019.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Uhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli "situatë emergjente"./BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy