Kopshti Zoologjik në Tiranë hapet më 1 Qershor

Kopshti Zoologjik në Tiranë hapet më 1 Qershor

Kopshti i ri Zoologjik është thuajse gati dhe do të vijë për të gjithë qytetarët e Tiranës si një pikë tjetër argëtimi, më 1 Qershor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me një grup fëmijësh, inspektoi punimet që janë në fazën përfundimtare, për të mirëpritur më pas kafshët.

Veliaj siguroi se kopshti i ri Zoologjik do të jetë më moderni në Ballkan, pas lirimit të hapësirave të zaptuara.

Hapjen e Kopshtit Zoologjik e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Së shpejti për fëmijët çel dyert edhe Kopshti i Rilindur Zoologjik i Tiranës, një nga hapësirat më argëtuese që vjen si surpriza e këtij 1 Qershori

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy