
Të dielën rreth orës 23.00, është telefonuar prej një grupi turistësh se ata ndodheshin në vështirësi serioze dhe të bllokuar nga dëbora në rrugen rurale Elbasan-Labinot Mal, në fshatin Guri Zi Elbasan.

Aty ata kishin mbetur të bllokuar nga dëbora me automjetet e tyre dhe nuk mundeshin të qarkullonin për ty kthyer në Elbasan.
Në këtë situatë njoftuan Emergjencat civile pranë Prefektures Elbasan dhe nga ana e tyre u dërgua një Fadromë, për hapjen e rrugës.
Në orën 01:20 u bë e mundur hapja e rrugës së mbuluar nga rreth 30 cm dëborë ku ndodheshin të bllokuara 8 automjete me rreth 20 persona, nga këta 4 të mitur, nuk patën probleme shëndetësore.



