Mirditë, zjarr me përmasa të mëdha në masivin pyjor të Kaçinarit (VIDEO)

Mirditë, zjarr me përmasa të mëdha në masivin pyjor të Kaçinarit (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Kaçinarit, në Mirditë, duke shkaktuar dëme në një sipërfaqe të konsiderueshme.

 

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur pranë varrezave të fshatit Simon dhe dyshohet se kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ndezja e qirinjve. 

 

Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, zjarri është përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

 

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe shërbimi pyjor i Bashkisë Mirditë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

 

Fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy