Zjarr në pyllin e Bodes në Maliq, terreni i thyer s’lejon zjarrfikësit të shkojnë pranë vatrave më aktive

Zjarr në pyllin e Bodes në Maliq, terreni i thyer s’lejon zjarrfikësit të shkojnë pranë vatrave më aktive

Përmasa të mëdha zjarresh janë shënuar ditën e sotme në pyllin e Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë së Maliqit.

Në kushte të tilla punonjësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me dy mjetet e tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vatrat e mëdha të zjarrit pasi rrezikohej jeta e tyre.

Për momentin janë duke  bërë krijimin e korridoreve për mos lejimin e zjarrit për hapjen e zjarreve në sipërfaqet e tjera me pishe dhe ah, por kërkohet ndihma edhe nga shërbimet e tjera zjarrfikëse të qarkut të Korçës e mbi të gjitha ndërhyrja nga ajri.

Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve nuk lejon punonjësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me mjete të shkojnë aty ku vatrat janë më aktive.

Burime zyrtare pranë bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se është bërë kërkesë pranë emergjencave civile për dërgimin e helikopterëve për shuarjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy