Studentët e mjekësisë vijojnë të qëndrojnë jashtë klasave dhe të bojkotojnë mësimin në shenjë protestë ndaj vendimeve të qeverisë që u ka rritur koston e studimeve por edhe që u mban peng diplomën për 5 vite. Ata thonë se bojkoti do të jetë pa afat deri në tërheqjen e qeverisë.



