Luan Daci zëvendësohet në 6 dosje te Kolegji i Apelimit

Luan Daci zëvendësohet në 6 dosje te Kolegji i Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas vendimit për të pezulluar Luan Dacin ka hedhur në short 6 çështje të tij që janë në proces.

Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit, Fatmir Lushit (nga Ina Rama) dhe Dritan Pekës.

Këto çështje janë në proces të cilat zhvillohen gjatë muajt korrik dhe në shtator. KPA nuk ka marrë vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtarë ose kryesues.

Luan Daci u pezullua dje pasi është marrë i pandehur për falsifikim të dokumenteve. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy