Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Juristja e Gjykatës së Lartë në Amerikë, Rurth Bader Ginsburg, një ikonë e kulturës dhe kampione e të drejtave të grave, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin ditën e premte.

Shëndeti i saj ishte përkeqësuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë shtrimin e vazhdueshëm të saj në spitale. Vdekja e Ginsburg, gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale, pritet të nxisë shumë debate për zëvendësimin e postit të saj.

“Kombi ynë ka humbur një juriste të stadeve historike. Ne në gjykatën e lartë kemi humbur një kolege shumë të dashur. Sot ne mbajmë zi, por me besim të plotë që brezat e ardhshëm do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsburg ashtu siç ne e njihnim – një kampione e palodhur e drejtësisë”, është shprehur kreu i gjykatë së lartë,  John G Roberts.

Ginsburg, gruaja e dytë në histori e emëruar në gjykatën e lartë, është bërë ikonë e të drejtave të grave. Ajo u nominua për postin që mbante nga Presidenti Bill Clinton dhe shërbeu në gjykatë për më shumë se 27 vjet.

Para se të emërohej si gjykatëse, Ginsburg ndihmoi në fillimin e Projektit për të Drejtat e Grave të Unionit Amerikan të Lirive Civili (ACLU) në 1971 dhe shërbeu si Këshilltare e Përgjithshme e ACLU nga viti 1973 deri në vitin 1980.

Ajo vazhdimisht shqyrtonte çështje që kishin të bënin me barazinë gjinore, duke mbrojtur të drejtat e një vejani për përfitimet e sigurimeve shoqërore të gruas së tij të ndjerë, si dhe shumë padi të tjera në përpjekje për të ndryshuar barazinë gjinore në nivelet më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy