Aksi rrugor Laç-Lezhë po përballet me bllokime të gjata që zgjasin me orë të tëra. Për vetëm 15 kilometra, drejtuesit e mjeteve detyrohen të presin nga 2 deri në 4 orë.
Rrethrrotullimi i Fushë Milotit është nyja më problematike, ku bashkohen flukset më të larta të automjeteve që vijnë nga Kosova.



