The Independent: Restoranti shqiptar shërben mish ariu

The Independent: Restoranti shqiptar shërben mish ariu

Një investigim i gazetës britanike “The Independet” ka zbuluar se në Shqipëri tregëtia e pa ligjshme e kafshëve të egra ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas artikullit, arinjtë, majmunët dhe disa shpendë janë ndër kafshët që shiten online në internet, duke ngritur frikë për mbijetesën e disa specieve në vend.

Ata sjellin në vëmendje një restorant në Drilon të Pogradecit ku ofrohet mish ariu nga gjuetia e paligjshme e tyre.

Studiuesit thanë që ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që ky lloj mishi i papërpunuar mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi që është përhapur shumë në të gjithë botën.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet të Shqipërisë përmbanin dhjetëra reklama për shitjen e arinjve të murrmë dhe specie të tjera që mbrohen me ligj. Këto kafshë mbahen në kafaze derisa u vjen koha që të gatuhen apo të shiten”, citohet nga artikulli.

Gazeta shkruan se ky është një biznes fitimprurës: për shembull një majmun i vogël kapuçin shitet për 750 € dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secili.

Sipas saj, blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që i duan kafshët.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura me blerësit. Majmunët dhe zogjtë e preve shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre. Ujku është blerë për t’u edukuar me qen për këlyshët që të shiten si qen roje, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve, kurse kafshët e tjera vriten ose  balsamosen”, shkruan The Independent.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy