Debati për pagat e mësuesve/ Lama: Është çështje dinjiteti, jo pagese

Debati për pagat e mësuesve/ Lama: Është çështje dinjiteti, jo pagese

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet miratoi ndryshimin e propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, i cili synon që diplomat e marra para hyrjes në fuqi të Sistemit të Bolonjës të njihen si arsim i lartë për të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për mësuesi. 

 

Për këtë çështje Presidentja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Alma Lama, tha në studion e “MCN Informacion” se diplomat e zhvlerësuara me ligj, duhen vlerësuar sërish me ligj.

 

Sipas saj, gjithçka është çështje dinjiteti dhe jo parash dhe se diplomat me titull nuk mund të quhen Bachelor. 

 

Bëhet fjalë për një grup mësuesish që janë diplomuar para hyrjes së sistemit të Bolonjës. Diplomat tre vite Bachelor nuk kanë tituj, ndërsa ata që kanë përfunduar studimin para sistemit të Bolonjës, janë të përfunduar, për shembull mësues të sistemit fillor. 

 

Gjithmonë diplomat përfundojnë me titull, por pasi marrin masterin +2, quhet cikël i përfunduar. Nuk është çështje 20 apo 30 mijë lekëshi, por është çështje dinjiteti, më zhvlerëson ose më vlerëson. 

 

Diplomat me titull nuk mund të quhen Bachelor. Janë mësues me eksperiencë 20-30 vjeçare. Për mësuesit nuk ka rritje të mjaftueshme të pagave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy