Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar nivelin më të ulët që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë.
Prej tre ditësh në bursë çmimi i naftës për fuçi ka arritur në 93-94 dollarë nga mbi afro 103 dollarë që ishte deri në fund të muajit korrik. Kjo shënohet si rënia më e fortë e regjistruar prej 16 marsit kur një fuçi naftë shitej në bursë me 95 dollarë.
Megjithatë edhe pse në bursat ndërkombëtare nafta po shitet më lirë, Bordi i Transparencës në Shqipëri ka bërë ulje vetëm me 1 lekë. Aktualisht drejtuesit e mjeteve e blejnë naftën me 220 lekë/litri duke thënë se kjo është e padrejtë, duke kërkuar ndërhyrje për të reflektuar uljen e tarifave.



