Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen të hënën synon që në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e koronavirusit të jetë e mundur për të gjithë njerëzit pavarësisht mundësive të tyre financiare.
“Virusi nuk njeh kufij, nuk njeh kombe. Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë”, i tha ajo France 24.
Ndërsa theksoi se për të realizuar një qëllim të tillë ne duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar dhe duhet të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet, ata që kanë para.
Sipas saj, Komisioni Europian ka filluar të nxisë vendet për të vepruar në mënyrë të koordinuar për të zgjeruar kapacitetin për t’a prodhuar kur ajo të jetë.
“Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha. E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës”, tha shefja e KE-së.
Von der Leyen pret që fondacioni Bill dhe Melinda Gates të luajë një rol të rëndësishëm në mbledhjen e fondeve.
Ajo gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë e vaksinës për vendet e varfëra, pasi të gjithë njerëzit dhe shtetet në botë duhet t’a kenë një qasje të tillë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.
“Prandaj kemi ftuar shumë aktorë, si për shembull Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondacionin "Melinda-und-Bill-Gates", fondet „Ëelcome-Trust", „United Global Funds", për të përmendur disa prej tyre. Mbështetemi nga shumë shtete në botë. Këtë iniciativë e solla në takimin e G20-s. Kjo është e nevojshme që të ndjekim një strategji globale e të koordinuar”, tha Von der Leyen.
“Të mësojmë nga përvojat tona”
E pyetur në lidhje me kritikat ndaj ekzekutivit të BE-së, për mos reagimin në kohë ndaj pandemisë Covid-19, kreu i Komisionit Europian e anashkaloi pyetjen, duke deklaruar se të gjithë duhet të mësojmë nga përvojat tona dhe nga kriza.
Vond der Leyen e pranoi se vendet europiane duhet të koordinohen më shumë në lidhje me informacionet e rëndësishme mes tyre, por duhet që gjithashtu të investojmë më shumë tek pajisjet shëndetësore dhe tek ato për mbrojtjen e stafeve mjekësore në spitale.
“Unë mendoj se me kalimin e kohës, pas krizës, ne duhet të analizojmë gjithçka në thellësi. Çfarë mësuam nga përvoja e mëparshme dhe çfarë duhet të ndryshojmë në të ardhmen”, tha ajo.



