Çipa: Kategorikisht kundër privatizimit dhe dhënies me koncension të RTSH (VIDEO)

Çipa: Kategorikisht kundër privatizimit dhe dhënies me koncension të RTSH (VIDEO)

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për mundësinë e mbylljes së Radio Televizionit Shqiptar, e sheh si opsion zyrtar, por që edhe si opsion e kundërshton.

 

Në një lidhje për “MCN Informacion” ai deklaroi se ka hapësira të mëdha për kritika dhe qëndrime ndaj brendisë së kësaj media, por u shpreh kategorikisht kundër mundësisë së privatizimit dhe dhënies me koncension të RTSH.

 

Sipas tij, media publike është pronë publike dhe askush nga pushtetet nuk mund të përdorë cilësinë e administratorit për ta nxjerrë me koncension apo PPP-të. 

 

Nuk është propozim zyrtar opsioni i mbylljes së RTSH-së nga Kryeministri, por ne dhe si opsion e kundërshtojmë. Ka hapësira të mëdha për kritika, qëndrime dhe shumë reçenca për brendinë e medias publike, se fatkeqësisht nuk është publike në brendinë dhe misionin e saj. Së pari duhet të kesh mëvetësinë funksionuese. 

 

Jemi kundër zgjedhjes së Këshillit Drejtues të RTSH-së. Privatizimi dhe dhënia me koncension e RTSH-së është kategorikisht refuzuese nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Media publike është pronë publike dhe askush nga pushtetet nuk mund të përdorë cilësinë e administratorit për ta nxjerrë me koncension apo PPP-të. 

 

Vetë fakti që aty janë mbi 900 të punësuar, në këndvështrimin tonë ky është establishmenti i vetëm me kapitale të tilla. Aty është kolektivi më i madh profesional i investuar në më shumë se pesë dekada. Që do të thotë kontributi i investuar në historinë e kësaj medie, pavarësisht rezervave dhe kritikave që ndajmë, është një aset memorialistik që mbetet dhe pasuri në memorien e gazetarisë audiovizive në vend.

 

Këto e bëjnë të pamundur aktin e privatizimit dhe dhënies me koncension. Atributet e medias publike nuk mund ti ketë media private. Media publike nuk duhet të bëhet shtetërore dhe partiake dhe ne do e kundërshtojmë atë. Operatorët privatë kanë përdorur arkivet e medias publike e cila ka aset arkivor shumë të pasur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy