Pushteti vendor në Mat komplet jashtë funksionit, bashkia, IMT dhe Kadastra nuk kanë punonjës në zyra

Pushteti vendor në Mat komplet jashtë funksionit, bashkia, IMT dhe Kadastra nuk kanë punonjës në zyra

Në emisionin “Xhadat” në MCN TV ka denoncuar, një qytetar nga Burreli, në Bashkinë e Matit. Paulin Lleshi ankohet për emisionin në lidhje me një shtesë dhome poshtë pallatit ku jeton, e cila sipas tij është e ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe bllokon gjithë ujërat e zeza të pallatit. 

 

Ai tregon firmat e banorëve dhe anesën shoqëruar, të cilat ia ka dërguar institucioneve të bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë masë. 

 

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, i ka kthyer një përgjigje, ku ndër të cilat i thotë se kjo shtesë është në proces legalizimi. Mirëpo ai thotë se është interesuar në ASHK dhe i kanë thënë se ky objekt nuk legalizohet kurrë. Ai tregon situatën brenda në shtëpi, ku shprehet se kur bie shi në shtëpi bëhet situata e paqëndrueshme. 

 

Pastaj tregon ambientin poshtë pallatit dhe thotë se këtu bëhet det me ujëra të zeza, sidomos kur bie shi prej kësaj ndërtese e cila sipas tij po shqetëson gjithë pallatin, jo vetëm Paulinin, i cili e ka më afër sepse jeton në katin e dytë, dhe kjo shtesë është në katin e parë.   

 

Alim Cemurati, komshiu i cili kishte këtë shtesë doli dhe iu tregoi se këtë shtesë bashkë me apartamentin e kishte blerë në vitin 2020 dhe nuk e kishte ndërtuar ai, por edhe për këtë shtesë, ai tha se kam paguar 6 mijë euro nga ai që e kishte ndërtuar. 

 

“Xhadat’ u futën brenda dhe panë që aty kjo shtesë ishte dhomë gjumi, me dy krevate, ku flinte zoti Alim sepse ai u shpreh se kishte familje të madhe, dhe se brenda në apartament. 

 

Ai tregoi edhe certifikatën e pronësisë së apartamentit, por të shtesës që u futën brenda nuk e kishte. Ai tha se nëse shteti do ta shembi, le të vijë, por nuk jam unë ndërtuesi i kësaj shtese, por kështu e kam blerë. 

 

Zoti Alim telefonon si shok kryetarin e Bashkisë së Matit, Altin Bojni, i cili e hapi telefonin papritur dhe gazetari Ersid Karaj i shprehu shqetësimin ai bëri në fillim sikur nuk e njihte situatën dhe tha se duhet parë është në proces legalizimi apo jo. 

 

Gazetari i tha se procesi legalizimit është tjetër, ne duam të dimë kjo shtesa këtu është e ligjshme apo jo. Kryetari i bashkisë Mat, Altin Bojni, e shmangu këtë, duke thënë se do t’ju sjell disa inspektorë të IMT-së ta verifikojnë. Kërkoi gjithashtu të dijë nëse zotit Paulin e kanë qenë ndonjëherë aty për rastin. Zoti Paulin i tha se kanë qenë dhe nuk kanë marrë asnjë masë. 

 

Gazetari i kërkoi z.Altin të vinte edhe vetë ta shikonte rastin ose të sillte disa inspektorë të bashkisë, por ai u shmang duke thënë më sillni një kërkesë me shkrim dhe më pas e mbylli telefonin.

 

Gazetari dhe qytetari i drejtohen IMT-së dhe aty në zyrë gjejnë dy gra të cilat ishin punonjëse. Njëra u largua ndërsa zonja tjetër u soll me gazetarin me arrogancë si një gangster rruge. Duke treguar gjithë kohës se kishte 20 vite punë eksperiencë i vërsulej gazetari kështu: “Kush je ti! Nuk pyes për ty, se je çuni im. Dil përjashta! Nuk të jap llogari ty! Shko kërkoje vetë përgjigjen”, etj., me një ton zëri të ashpër dhe me urrejtje, sikur ishte duke folur me ndonjë komshi apo familjarin e saj, dhe jo si punonjëse e shtetit, në respekt të ligjit për Të Drejtën e Informimit ndaj gazetarit.

 

Ersidi dhe z.Paulin i drejtohen Kadastrës së Matit dhe aty ishte e pamundur të merrje një përgjigje sepse zyrat ishin bosh, si nga krahu i parë, ku kishte një dritare të blinduar me hekur, ku sipas Paulinit, aty jepej shërbimi ndaj qytetarëve. Kalojnë tek dera kryesore nga pas dhe dera ishte e mbyllur. 

 

Kalohet sërish tek dritarja përpara e cila ishte e hapur dhe brenda shikoje dyer të hapura, dosje dhe mjete pune, por nuk kishte punonjës. Ersidi me qytetarin i drejtohen bashkisë për të pyetur për zyrat e Kadastrës, meqë ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Punonjëset e informacionit iu vërsulen gazetarit me tonin e zërit që këtu nuk lejohet të filmosh.

 

Gazetari i tha se po ju kërkon ndihmë, nëse keni dijeni për Kadastrën sepse nuk shohim asnjë punonjës. Ata thanë se Kadastra funksionon online dhe nuk dhanë më shpjegim, mirëpo gazetari i tha se dua ta sqaroj çështjen e zotërisë sepse online bëhet në mënyrë personale. Gazetari dhe qytetari shkuan prapë te dritarja e hekurt dhe nuk  iu përgjigj njeri dhe më pas u larguan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy