SHBA po mendon të ndalojë TikTokun dhe aplikacionet e tjera kineze (VIDEO)

SHBA po mendon të ndalojë TikTokun dhe aplikacionet e tjera kineze (VIDEO)

Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, deklaroi se SHBA po mendon të ndalojë hapjen e aplikacionit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjerë kinezë.

“Sa i përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj që edhe në këtë rast SHBA do të marrë vendimin e duhur”, tha ai. “Nuk dua të flas para presidentit Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”, u shpreh Pompeo gjatë një interviste në Fox News.

Ai shtoi gjithashtu se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin vetëm nëse duan që informacionet e tyre private të jenë në duart e Partisë Komuniste të Kinës.

TikTok, që është në pronësi të “ByteDance”, një kompani me seli në Pekin, është akuzuar shpesh nga politikanë amerikanë se kërcënon sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy