
18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Mbi 300 milionë njerëz klasifikohen nga Kombet e Bashkuara si emigrantë ndërkombëtarë; që do të thotë se me shpresën e një jete më të mirë, rreth 3.6 për qind e popullsisë globale në lëvizje. Një në çdo tetë emigrantë në mbarë botën është fëmijë.
Ndërkohë, mbi 2500 vetë kanë humbur jetën apo janë zhdukur vetëm gjatë 2023-shit në ujërat e Mesdheut gjatë përpjekjeve për të kaluar në Evropë, një rritje e ndjeshme kjo nga 1,680 vdekjet apo zhdukjet e raportuara gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar.



