
Policia Kufitare greke njofton pikën kufitare të Kakavijës se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.



